Sulmi rus, ambasadori ukrainas në Tiranë: Do e mbrojmë tokën tonë! Mirënjohje Shqipërisë për mbështetjen, kemi kërkuar karburant

24 Shkurt 2022, 13:27| Përditesimi: 24 Shkurt 2022, 18:15

  • Share

Ambasadori ukrainas në vendin tonë, Volodymyr Shkurov, ka dalë në një deklaratë për mediat shqiptare.

"Sot natën Rusia ka kryer agresion ndaj Ukrainës. Bombardimet janë kryer mbi objekte ushtarake por edhe në qytete paqësore. Ky është akt lufte, sulm ndaj integritetit dhe sovranitetit territorial të Ukrainës. Sulm ndaj hartës së OKB.  Është shpallur gjendje ushtarake në të gjithë territorin, është mbyllur hapësira veriore. Në kufijtë me Bjellorusinë dhe Rusinë po kryen luftime ushtarake. Janë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë. Presidenti ka paraqitur ligjin për mobilizim të përgjithshëm ushtarak", tha ai.

Ai falënderoi Shqipërinë për mbështetjen.

"Aktualisht mbështetjen zyrtare ndaj Ukrainës kanë shprehur Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, ministrja e jashtme, populli shqiptar në përgjithësi shpreh mbështetjen ndaj Ukrainës. Për këtë ju falënderoj. Ne nuk do ta dorëzojmë pavarësinë dhe sovranitetin tonë. Do ta mbrojmë Atdheun tonë me të gjithë mënyrat", shprehet ai.

Pyetjes së Report Tv se çfarë ndihmë kërkon konkretisht nga aleatët dhe Shqipër, ambasadori tha se nga vendi ynë kërkesa kryesore është karburanti. 

"Aktualisht në po bëjmë thirrje për sanksione të rrepta. Dhe diskutime direkte nga të gjitha organizata me ndikim ndaj agresorit rus.  Kemi bërë një kërkesë për armatime.  Kemi kërkuar nga Shqipëria benzine dhe lëndë të tjera djegëse", tha ai.

Ambasadori dha edhe një koment për qëndrimin e Ukrainës në raport me Kosovën.

“Disa nga këto deklarata për ndihmë janë të pasqyruar edhe nga mediat e Ukrainës. Për ne është e rëndësishme çdo mbështetje edhe nga qytetarët e Kosovës. Ju shpreh mirënjohjen time zyrtare. Jam i detyruar të them se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën. Por aktualisht nuk po flasim në kontekstin ligjor por në kontekstin njerëzor dhe jemi shumë mirënjohës”, tha ambasadori.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?