Sulmi rus në rajonin Sumy: Një i vdekur dhe shtatë të plagosur

15 Qershor, 09:50| Përditesimi: 15 Qershor, 09:54

  • Share

1717942466_luftaneukraine.JPG

Forcat ruse kanë sulmuar tetë komunitete në rajonin Sumy të Ukrainës verilindore, duke vrarë një civil dhe duke plagosur shtatë persona të tjerë. Lajmi u bë i ditur nga administrata ushtarake lokale, duke specifikuar se komunitetet e shënjestruara ishin Khotin, Yunakivka, Myropillia, Krasnopllia, Velyka Pysarivka, Esman, Shalyhyne dhe Shostka.

Në veçanti, në Esman dronët goditën një autobus me 20 civilë dhe plagosën të paktën tre persona, ndërsa në Shostka, një person mbeti i vrarë nga një sulm me raketa dhe katër të tjerë u plagosën.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ukraina: Pas samitit në Zvicër do t’i paraqesim Rusisë planin për paqe! Meloni: Propozimi i Putinit është propagandë


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?