Këngëtarja Taylor Swift

Sulmi terrorist i planifikuar në koncertin e Taylor Swift në Vjenë, këngëtarja: U frikësova nga kërcënimet

22 Gusht, 17:21| Përditesimi: 22 Gusht, 17:59

  • Share

Këngëtarja Taylor Swift ka folur për herë të parë për tre shfaqjet në Vjenë në turneun e saj 'Eras' që u anuluan në fillim të këtij muaji pasi ishte planifikuar se do të bëhej një sulm terrorist.  Ajo u shpreh se u ndje e frikësuar nga kërcënimet se në koncertin e saj mund të bëhej një sulm terrorist.

Sulmi i planifikuar terrorist u zbulua nga autoritetet austriake, të cilat arrestuan tre të dyshuar të moshës 17, 18 dhe 19 për planifikimin e dyshuar të një sulmi islamik në rajonin e Vjenës, në shfaqjet e Swift-it.

Sipas The Guardian, në një postim në rrjetet sociale më 21 gusht, duke festuar fundin e turneut evropian, i cili përfundoi me pesë shfaqje në Londër javën e kaluar, Swift tha se anulimi i shfaqeve ishte diçka shkatërruese për të.

“Të anulosh shfaqjet në Vjenë ishte shkatërruese. Arsyeja e anulimeve më mbushi me një ndjenjë frike dhe  faji sepse kaq shumë njerëz kishin planifikuar të vinin në ato shfaqje. Por unë u isha shumë mirënjohës edhe autoriteteve për punën e bërë. Ekipi im dhe unë punuam krah për krah me stafin e stadiumit dhe autoritetet britanike çdo ditë në ndjekje të këtij qëllimi dhe dua t'i falënderoj për gjithçka që bënë për ne,” shkroi Swift.

Lidhur me sulmin terririst që ishte plaifikuar të kryhej në koncertet e këngëtares në Vjenë, Policia arrestoi 3 të rinj, ku njëri prej tyre është një 19- vjeçar, i cili është me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut dhe që ishte zotuar për besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik (IS) "javët e fundit" dhe ishte radikalizuar në internet.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?