Pamje nga vendngjarja

Sulmi terrorist në Ankara, Turqia hakmerret, godet objektet e Partisë Popullore të Kurdistanit në Siri

7 Tetor 2023, 08:42| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 08:43

  • Share

Avionë luftarakë turq kanë kryer sulme ajrore në vendet e Partisë Popullore të Kurdistanit në veri të Sirisë, në përpjekje për të goditur organizatën që qëndron pas sulmit terrorist që tronditi Ankaranë javën e kaluar.

Partia Popullore e Kurdistanit mori përgjegjësinë për sulmin në të cilin një burrë hodhi veten në erë dhe një tjetër u vra në një shkëmbim zjarri me policinë, ku mbetën të plagosur dy policë.

Policia turke ka arrestuar të paktën 928 persona të dyshuar për lidhje me terroristët kurdë.

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se dy sulmuesit kishin mbërritur nga Siria, ku edhe ishin trajnuar për sulmin që do të ndërmerrnin.

Ministri tha se pozicionet e PKK dhe YPG në Irak dhe Siri janë bërë tashmë objektiva legjitime, ndërsa shtoi se operacioni ajror në Siri kishte për qëllim sigurimin e kufijve të Turqisë nga kërcënimet nga PKK dhe YPG.

Ushtria dhe zyrtarët turq përdorin termin “neutralizoj” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose u kapën.

Mëngjesin e 1 tetorit, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, Turqia u trondit nga një sulm me bombë para ndërtesave ministrore dhe Parlamentit turk në Ankara Ministria e Brendshme e Turqisë deklaroi se sulmi u krye nga dy terroristë, njëri prej tyre u vra nga shpërthimi, ndërsa tjetri u “neutralizua” nga forcat turke.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Dy oficerë të policisë turke u plagosën lehtë gjatë sulmit që ndodhi në orën 9:30 të dielën, por sipas Ministrit të Brendshëm të Turqisë, Ali Yerlikaya, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?