Për ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme ka reaguar dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Ai thotë se ky është një akt frikacak.
"Evropa dënon me forcë këtë akt frikacak që cenon jetën dhe vlerat tona njerëzore. Mendimet e mia janë me viktimat dhe njerëzit e Vjenës në prag të sulmit të tmerrshëm të mbrëmjes së sotme. Ne jemi me Austrinë ”, tha Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Lajmi kryesor:
Dhimbje në Vjenë, viktima e të plagosur nga një sulm terrorist! Europa pëson goditjen e dytë pas Francës
E.M./ReportTv.al