Shpërthimet në aeroportin e Brukselit

Sulmi terrorist në Bruksel, dënohen pas 7 vitesh bombarduesit

26 Korrik 2023, 09:09| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 09:12

  • Share

Gjashtë persona janë shpallur fajtorë për sulmin terrorist që u organizua në mars 2016, ku humbën jetën të paktën 32 persona dhe u plagosën 340 të tjerë në sulmet me bomba në aeroportin e Brukselit dhe stacionin e metrosë Maalbeek.

Pas një gjyqi të gjatë, të shoqëruar me diskutime të jurisë, gjykata e Brukselit ka shpallur fajtorë gjashtë persona si përgjegjes për sulmin terrorist.Disa nga ata ishin dënuar tashmë për pjesëmarrje në sulmet terroriste të Parisit muaj më parë.

Salah Abdeslam, 33 vjeç, u arrestua disa ditë para shpërthimeve të Brukselit, ai u shpall fajtor në Francë vitin e kaluar për sulmet me bomba dhe me armë në Paris të nëntorit 2015, në të cilat 130 vdiqën.

Abdeslam kishte ikur nga Parisi për në Belgjikë pas sulmeve të vitit 2015 dhe mohoi përfshirjen në shpërthimet katër muaj më vonë. Por gjykata në Bruksel tani e ka dënuar atë për vrasje dhe tentativë vrasjeje edhe në Bruksel.

Një tjetër nga të dënuarit, Mohamed Abrini, i njohur si "burri me kapelë", i cili ishte në mesin e një numri të dyshuarish të arrestuar në Bruksel disa javë më vonë.

Katër të tjerë u shpallën fajtorë për vrasje terroriste: Oussama Atar, Osama Krayem, Ali El Haddad Asufi dhe Bilal El Makhoukhi.

Krayem ishte parë me bombarduesin e Metros, i cili tentoi të hidhte veten në erë në Maelbeek, pasi kishte një çantë shpine plot me eksplozivë, por nuk i shpërtheu.

Por Oussama Atar, një xhihadist belgo-maroken që mendohet se ka planifikuar sulmet e Parisit nga Siria, u gjykua në mungesë dhe besohet se ka vdekur në Siri.

Dy burra, një tunizian dhe një ruandez, u pastruan nga vrasja, por u dënuan për pjesëmarrje në aktivitete terroriste, së bashku me gjashtë të tjerët. Dyshja e fundit, vëllezërit Smail dhe Ibrahim Farisi, u liruan nga të gjitha akuzat.

Mathilde Reumaux dhe burri i saj i mbijetuan shpërthimit të metrosë të padëmtuar. Ajo tha për BBC Neëshour se ishte si "një skenë lufte", duke shtuar: "Duhej të dilnim nga dritaret e metrosë, kishte shumë trupa rreth nesh, njerëz të vdekur ose të plagosur".

Ata u përpoqën të ndihmonin disa nga të plagosurit, tha ajo. “Bëmë atë që mundëm, me pak njohuri që kishim për ndihmën e parë”.

Ajo përshëndeti vendimin e së martës dhe tha se "juria ishte vërtet e përqendruar gjatë shtatë muajve të fundit, ata dëgjuan të gjithë, qindra persona që dëshmuan".

Gjykata vendosi që tre persona të tjerë që vdiqën në vitet pas shpërthimeve duhet të konsiderohen gjithashtu viktima të sulmeve, duke e çuar numrin e të vdekurve në 35.

Në mars 2016, të paktën 32 persona humbën jetën dhe 340 të tjerë u plagosën në sulmet me bomba në aeroportin e Brukselit dhe stacionin e metrosë Maalbeek në qendër të qytetit.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?