Hamasi vlerësoi sulmin terrorist në Jerusalem, i cili mori jetën e të paktën gjashtë personave, duke e quajtur atë një "operacion heroik". Në një deklaratë, Hamasi e përshkroi atë si "një operacion që është një përgjigje e natyrshme ndaj krimeve të pushtimit dhe luftës shfarosëse që po zhvillohet kundër popullit tonë". Hamasi nuk mori përgjegjësinë për sulmin, por u bëri thirrje palestinezëve në Bregun Perëndimor të "intensifikojnë përballjen me pushtimin dhe kolonët e tij".
Lajmi kryesor:
Sulm terrorist në Jerusalem, dy palestinezë hapin zjarr në një stacion autobusi! 6 të vdekur dhe disa të plagosur! Hamasi i quan sulmuesit heronj (VIDEO)
A.I/ReportTv.al