Sulmi në Veri të Kosovës, ish-ambasadori Gashi: Inteligjenca parandaloi një masakër! Bushati kundër konferencës: Serbia, prishësja e qetësisë së rajonit

25 Shtator 2023, 22:44| Përditesimi: 1 Tetor 2023, 12:53

  • Share

Ish-ambasadori, Flamur Gashi i ftuar mbrëmjen e sotme tek “5pyetjet” në Report Tv nga Ilir Babaramo ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua ditën e djeshme në veri të Kosovës ku mbeti i vdekur efektivi, Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë pas sulmeve nga grupet e armatosura serbe. Ish-ambasadori përgëzoi punën e autoriteteve të Kosovës veçanërisht atë të inteligjencës pasi sipas Gashit nga informacionet e mbledhura ndaluan një masakër.

“Kanë filluar të mblidhen informacione, inteligjenca, policia dhe organet e tjera ligjvënëse dhe ligjzbatuese kanë bere një punë të shkëlqyer. Pune e shkëlqyer me partneret strategjik, SHBA, NATO për te mbledhur informacionet bazike për hyrjen e tyfe në territorin e Kosovës. Vlerësojmë punën e shërbimit sekret të Kosovës. Është punë operative e shkëlqyer e agjencisë së inteligjencës së Kosovës. Mund të kishim një masakër”, shtoi ai.

Gashi e quajti qesharake deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç i cili tha se sulmi në Banjskë ndodhi pasi “disa serbë të Kosovës” u rebeluan duke ngritur barrikada dhe duke nxitur më pas reagimin e policisë së Kosovës. Sipas Vuçiç, i vetmi fajtor për atë që po ndodh në veri, “është Albin Kurti”.

“Shume qesharake te revoltohet, ata ishin te armatosur per te plagosur 1 mije vete me rrobat e ushtrisë serbe, me infrastrukture që e përdor ushtria serbe. Lojra fjalësh”, u shpreh Gashi.

Kurse ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u shpreh se kjo ngjarje nuk është e papritur pasi Serbia që pas luftës  ka qenë tradicionalisht prishëse e rendit në rajon.

“Nuk mendoj se jemi përballë një situate të papritur, Serbia qe nga përfundimi i luftës në Jugosllavi nuk e ka njohur realitetin, që nga post lufta ka një identitet te dyzuar. Nuk ka pranuar realitetin e fqinjëve, shtetësinë e Kosovës. Tradicionalisht ajo është cilësuar si prishësja e qetësisë së rajonit. Serbia është një nga rrisqet që duhet të konsideruar. Nuk është trajtuar si i tillë ka pasur një politikë e nxitur nga zhvillimet në Ukrainë. Perëndimi zgjodhi një menyrë përkëdhelëse me shpresën se Serbia do bënte hapa per njohjen e fqinjëve në rajon. Uroj qe ky te jete episodi i fundit edhe pse jam pesimist,” u shpreh Bushati.

Lidhur me propozimin e kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e tensioneve Kosovë-Serbi me anë të një konference të nivelit të lartë, Bushati tha se nuk ka pasur një zgjidhje nga të tjera që janë zhvilluar më herët.

"Nese shohim rastin e Kosovës referuar historisë, kemi komisionin Badinter  i cili erdhi me propozime konkrete për ish Jugosllavine. Sa i përket Kosovës kemi procesin e Ramujesë. Marrëveshje e nënshkruar nga Kosova. Kemi procesin në Vjenë. Kemi gjykaten ndërkombëtare të drejtësise. Marrëveshjet janë firmosur vetëm nga Kosova. Ide per normalizimin e marrëdhenieve të Kosovës dhe Serbisë në rajon e Ballkan mund te ketë plot por shpesoj të jenë të bazuara rreth boshtit që perëndimi ka investuar në rajon".

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?