Bota

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

26 Dhjetor 2024, 08:46| Përditesimi: 26 Dhjetor 2024, 15:53

  • Share

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka komentuar sulmin e bërë nga Rusia në infrastrukturën energjetike të vendit të tij në ditën e Krishtlindjes.

Ai i quajti ato “çnjerëzore” dhe tha se po punohet për të rivendosur energjinë sa më shpejt të jetë e mundur.

“E keqja ruse nuk do ta thyejë Ukrainën”, shtoi ai.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se kishin zbuluar 184 raketa dhe drone, por shumë prej tyre u rrëzuan ose humbën objektivat e tyre.

Nga ana tjetër, Moska konfirmoi sulmin dhe pretendoi se qëllimi i saj ishte arritur.

Mbrojtja ruse konfirmoi se forcat e saj kishin kryer një “sulm masiv” në objektet “kritike” të energjisë në Ukrainë, ndërsa shtohet se sulmi kishte qenë një sukses dhe të gjitha objektivat u goditën. Sulmi çoi në ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin, duke përfshirë në kryeqytetin Kiev, ku disa banorë u strehuan në stacionet e metrosë.

“Ky ishte sulmi i 13-të i madh ndaj sektorit energjetik të Ukrainës këtë vit, tha kompania më e madhe private e energjisë në vend.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?