MAL I ZI- Kryeministri me mandatin teknik Dritan Abazoviç është përfshirë në një sulm në një diskotekë në Budva mbrëmjen e djeshme. Lajmin e pohojnë përmes burimeve mediat e huaja ndërsa policia malazeze e mohon
Sipas medias Kolektiv.al, Abazoviç ka qenë në diskotekë dhe aty pati një konflikt ku u desh të ndërhynun forca të shumta policie. Abazoviç nuk është sulmuar por sherri ka ndodhur teksa pranë tyre kalonte kryeministri me mandat teknik.
Dëshmitarët okularë të ngjarjes i thanë CdM se panë policinë të evakuonte Abazoviçin dhe të ndalonte disa persona.
Policia pretendon se Abazovic nuk është sulmuar.
“Kishte një shtytje nga disa persona dhe Abazoviç ishte duke ecur drejt daljes në atë moment”, tha policia jozyrtarisht për CdM.
Kryeministri i Malit të Zi ishte dje në diskotekën Top Hill në Budva ku po mbahej koncerti i Dean Marilyn.
Nga ana e Abazoviç dhe policisë ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për këtë rast.