Gjatë natës, Rusia lëshoi mbi 420 dronë dhe më shumë se 20 raketa, përfshirë raketa balistike. Valët e sulmeve vazhduan gjatë gjithë natës deri në mëngjes. Këtë mëngjes, dronë të rinj u lëshuan mbi rajonin e Kharkivit." Kjo është ajo që shkroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një postim në rrjetet sociale. "Shumë u rrëzuan, por për fat të keq jo të gjithë," shtoi ai, "prandaj duhet të vazhdojmë të forcojmë aftësitë tona të përgjimit. Ky është vendimi që do të na lejojë të mbrohemi nga sulmet masive.
Sulmi rus erdhi më pak se dy ditë pasi Ukraina kërkoi takime të reja për armëpushimin këtë javë. Presidenti ukrainas, tha të shtunën se paqja e vërtetë do të vijë vetëm pas takimeve të niveleve më të larta. Tronditës ndërkohë është ajo se çfarë zbuloi një nga drejtuesit në ministrinë gjermane të mbrojtjes. Kreu i qendrës së situatës për Ukrainën, gjeneralmajori i Bundeswehr-it Christian Freuding, tha se Moska synon të lëshojë deri në 2,000 dronë njëkohësisht drejt Ukrainës, raportuan mediat ukrainase. Kjo "do të paraqesë një sfidë serioze për sistemin e mbrojtjes ajrore ukrainase", shtoi Freuding në një podcast.
Komente
