Mette Frederiksen

Sulmohet kryeministrja e Danimarkës, një burrë e qëllon me grusht

7 Qershor, 22:30| Përditesimi: 7 Qershor, 22:42

  • Share

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, është sulmuar ditën e sotme në një rrugë në Kopenhagen.

Ajo po afrohej drejt tregut në sheshin Kultorvet, kur një burrë e goditi me grusht.

Fatmirësisht, kryeministrja është në gjendje të mirë shëndetësorë dhe jashtë rrezikut për jetën, por sipas mediave, e shokuar nga ngjarja.

Sulmuesi është neutralizuar dhe arrestuar menjëherë në vendngjarje, por ende nuk dihet shkaku i këtij sulmi.

Mette Frederiksen, 46 vjeçe, ka udhëhequr Partinë Social Demokratike Daneze, në krye të një koalicioni të qendrës së majtë që nga qershori 2019.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?