Foto ilustruese

Sulmohet me acid një grua në Durrës! 49-vjeçari shkoi në parukerinë e ish-të dashurës dhe i hodhi lëndën kimike në trup

15 Qershor 2022, 11:52| Përditesimi: 15 Qershor 2022, 14:16

  • Share

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 49-vjeçar, Ylli Manen pasi ka sulmuar me acid ish-të dashurën e tij.

Report Tv mëson se ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit në Durrës, ku i 49-vjeçari ka shkuar në parukerinë ku punonte gruaja dhe i ka hedhur acid në trup, por nuk i ka prekur fytyrën.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas ndarjes mes tyre.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacioni e Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve: Y. M., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka dëmtuar me substancë të dëmshme (acid), një shtetase. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?