Pamje nga vendi i ngjarjes

Sulmohet me armë ish-boksieri shqiptar në Greqi! 2 persona të maskuar i zënë rrugën, 32 vjeçari shkon vetë në spital

15 Dhjetor 2020, 22:52| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 22:56

  • Share

Një ish-boksier me origjinë shqiptare është sulmuar me armë ditën e sotme në Greqi.

Ish-boksieri 32 vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është sulmuar nga 2 persona të panjohur të cilët ishin maskuar me kapuça dhe pamje të parë ishte e vështirë të identifikoheshin.

Dy autorët ishin në një makinë kur panë shqiptarin, më pas zbritën dhe e sulmuan atë. Njëri e qëlloi në këmbë dhe tjetri e goditi me një shufër të hekurt.

Ata më pas nxituan të zhdukeshin në drejtim të paditur. I plagosuri më pas shkoi vetë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Vendasit njoftuan policinë e cila vijon me zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nuk dihen arsyet se përse shqiptari u sulmua dhe se kush ishin autorët.

1608069202_peristeri6.jpg

1608069216_peristeri3.jpg

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?