Sulmohet me armë lokali i shqiptarëve në Bruksel,  2 persona humbin jetën dhe 3 të tjerë plagosen rëndë

27 Qershor, 18:38| Përditesimi: 27 Qershor, 22:53

  • Share

Dy persona u vranë me armë zjarri dhe 3 të tjerë u plagosën rëndë, gjatë mëngjesit së 27 qershorit, në një lokal me pronarë shqiptarë në Saint-Galles të Brukselit.

Sulmi dyshohet se ka lidhje me trafikun e drogës.

Të shtënat u qëlluan pak pas orës 1 të mëngjesit në tarracën e një kafeneje në lagjen 'Gare du Midi'.

Sipas mediave të huaja, një 44-vjeçar dhe një grua 46-vjeçare kanë mbetur të vrarë, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sulmi la të plagosur edhe 3 persona të tjerë, ku 2  prej të cilëve u dërguan në spital në gjendje kritike me një prognozë të rrezikshme për jetën. Bëhet fjalë për dy meshkuj të moshës 42 dhe 49 vjeç.

Prokuroria Publike deklaroi se asnjë i dyshuar nuk është arrestuar deri më tani, duke shtuar se po vijojnë hetimet për identifikimin e autorit/ve dhe përcaktimit të rrethanave të sakta të ngjarjes.

Distrikti Gare du Midi, në komunën Saint-Gilles të Brukselit, u identifikua këtë vit nga autoritetet e rajonit të Brukselit si një nga "pikat e nxehta" të trafikut të drogës, midis rreth pesëmbëdhjetë gjithsej në kryeqytetin belg.

Ora 21:44
Sulmi me armë në lokalin e shqiptarëve në Bruksel! Në shënjeshtër kafeneja jo klientët, autorët udhëtuan me skuter

1719517644_SULMI.JPG

Detaje të reja kanë dal lidhur me sulmin me armë ndaj lokalit të shqiptarëve pranë stacionit Saint-Galles të Brukselit, ku 2 persona humbën jetën dhe 3 të tjerë u plagosen rëndë.

Sipas ‘The Brussels Times’ autorët kanë udhëtuar me një skuter, i cili është gjetur nga policia ndërsa hetimet fillestare të policisë sugjerojnë se ata kishin në shënjestër kafenenë dhe jo klientët.

Policia ende nuk ka arrestuar autorët e sulmit, ndërsa dyshohet se sulmi ka lidhje me trafikun e drogës.

Dy viktimat, një burrë 44-vjeçar dhe një grua 46-vjeçare, ishin ulur në tarracën e kafenesë Astoria pranë stacionit Brussels-Midi rreth orës 01:00 kur ndodhi sulmi.

Një burrë i quajtur William, i cili ishte në vendngjarje mëngjesin e së enjtes dhe i njihte viktimat, tha se në shënjestër mund të kenë qenë pronarët e lokalit.

"Nuk e kuptoj pse kjo kafene ishte ende e hapur pas orës 01:00. Normalisht, ajo duhej të ishte mbyllur në atë kohë, pasi këtë e vendosi Këshilli lokal pas sulmit me zjarr në restorantin fqinj të Kamerunit, ku kushëriri im ka vdekur dhe dy nga miqtë e mi, pasi u goditën nga plumbat. Mund të jetë një problem mes pronarëve që kanë investime këtu, por unë jam i gatshëm të vë bast me jetën time se nuk është një hesap me ata që ishin ulur këtu në lokal”, vazhdoi ai, duke sugjeruar se autorët kanë ardhur nga jashtë.

Burri më vonë ndezi një qiri për të nderuar viktimat.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?