Sulmi me molotov në KZAZ-në e Vaut të Dejës, LSI distancohet, PD: S'janë tanët! Rama: Ndëshkim shembullor

27 Qershor 2019, 20:51| Përditesimi: 27 Qershor 2019, 22:52

  • Share

Vijne reagimet politike për sulmin ndaj KZAZ-së numër 6 në Bushat vendosur në palestrën e një shkolle profesionale.

Ora 22:27
Sulmi kundër KZAZ-së/ PD: SHBA e futi në listën e zezë, Rama e vuri shef për Shkodrën gangsterin Tom Doshi

1561667756_1561667563shkoder.jpg
Partia Demokratike në një reagim të dytë thotë se ajo që ndodhi në Vaun e Dejës sonte është skenar i Edi Ramës, ndërsa akuzon edhe deputetin Tom Doshi, të zgjedhur në 2017 nga lista e PSD-së në koalicion me PS-në.

"Partia Demokratike dënon skenarin kriminal të Edi Ramës për inkriminimin e opozitës dhe identifikimin e saj me dhunën që ka planifikuar vetë.  Emërimi i Tom Doshit si shef i shtabit politik për Shkodrën, nga Edi Rama, është emblema e qeverisë për 30 Qershorin. Një individ, në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, është garancia që Edi Rama i jep krimit për të bashkëqeverisur.

Duke qenë se e ka dërguar si përfaqësues në KZAZ për të dhënë direktiva për 30 Qershorin, për të bërë herë si politikan, herë si gangster, herë si hsef policie, le ta ngarkojë edhe si prokuror që të shpallë armik atë që ka caktuar partia. Partia Demokratike shpreh keqardhjen për policët e dëmtuar sonte, si dhe i inkurajon ata të bejnë publik çdo informacion qe zbulon planin kriminal të Edi Ramës për përplasje civile" thuhet në njoftimin e PD-së.

Ora 22:22
Monika Kryemadhi distancohet: Dënojmë me forcë djegien e KZAZ në Bushat

1561666994_1560445074mkryemadhi.jpg
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dënon sulmin në KZAZ-në nr.6 në Bushat, ndërsa akuzon se është skenar i Edi Ramës.  "Asnjë mbështetës i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje. Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe mashtruese të Ministrit të Brendshëm të inkriminuar gjer në fyt, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga qeveria për të tensionuar në mënyrë të qëllimshme dhe të inskenuar situatën. Së shpejti do i tregojmë me emra e mbiemra këta autorë të këtij provokimi policesk. U bëjmë thirrje mbështetësve tanë, qindra mijëra qytetarëve të tjerë tu qëndrojnë larg këtyre provokimeve të fëlliqura dhe që të mos bien pre e këtij skenari dhune të inskenuar nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj. Qeveria do të zhvillojë zgjedhjet e Partisë Socialiste,me KZAZ e Partisë Socialiste në qendrat e votimit të Partisë Socialiste,me komisionerët e Partisë Socialiste, me numëruesit e Partisë Socialiste për ti dorëzuar në fund në KQZ socialiste.

Ne e njohim dhe jemi shumë mirë të informuar për planin kriminal të hartuar nga Edi Rama,personat e ngarkuar me emra të vërteta dhe emrat e rreme, planet operative kohën e fillimit e të mbarimit dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë por edhe që do të demaskohet shumë rreptë nga ne. Ky plan është totalisht i dështuar, pavarësisht propagandës konfliktuale, përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private. Të gjithë tashmë e njohim këtë plan kriminal dhe kush mbyll sytë para tij është bashkëfajtor me të. LSI dhe e gjithë Opozita e bashkuar do ti mposhtë me fuqinë e pamasë të paqes,masivitetit dhe dashurisë e dhimbjes për vendin që këta kriminelë në qeverisje duan ta shkatërrojnë për interesat e trafiqeve, krimit dhe mafias" tha Kryemadhi. 

Ora 21:45
Sulmi me molotov në KZAZ-në e Vaut të Dejës, Rama: Ndëshkimi do jetë shembullor

1561664726_1561664717kzazz.jpg
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit në KZAZ-në e Vaut të Dejës duke deklaruar se ndëshkimi do të jetë shembullor për autorët.  "Sulmi mbi KZAZ e Vaut të Dejës është shfaqja e egër e dëshpërimit të L.Bashës, M.Kryemadhit, I.Metës dhe S.Berishës, nga fundi i sigurtë me turp ditën e dielë i aventurës së tyre antikombëtare, për të marrë peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë. Ndëshkimi do jetë shembullor" shkruan Rama.

Ora 21:34
Sulmi ndaj KZAZ-së, disa të shoqëruar, PD-ja: Nuk janë tanët ata që vunë zjarrin

1561664122_1561664112KZAZSHKODER.jpg
Policia ka shoqëruar disa persona pas sulmit kundër KZAZ-së në Bushat, ndërsa selia blu në Tiranë deklaron se asnjë militant i PD-së nuk ka djegur KZAZ-në në Bushat.

"Asnjë militant i Partisë Demokratike nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat. Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe shpifjen e Ministrit të Brendshëm, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga Qeveria, për të inkriminuar opozitën. U bëjmë thirrje mbështetësve tanë të mos bien pre të këtij skenari dhune.

Partia Demokratike është në dijeni të planit kriminal që është hartuar me gjakftohtësi nga Edi Rama, dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë. E siguroj në emër të Partisë Demokratike se do të dështojë, pavarësisht retorikës konfliktuale të vazhdueshme apo përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private" thotë PD-ja.

Ora 20:54
Sulmi me molotov KZAZ-së në Bushat, Lleshaj: Skizofreni e PD-së, ligji do të veprojë

1561661716_1560950423sanderlleshaj.jpg
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar menjëherë duke dënuar sulmin me molotov kundër shkollës në Bushat, ku është vendosur KZAZ-ja.

"Përsëri sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër, si shenjë skizofrenie politike e PD për të penguar zgjedhjet. Kryetarët pa mandat nuk mund të mbajnë peng bashkitë me molotov.  Ligji do të veprojë!" shkruan Lleshaj.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubi: 28/06/2019 13:41

    I paska ren mendja ba**** por harron qe zjarrin shqiperis ja ka ven burri i saj.Turp shqipetar njeri e mban tjetri i bie.PLEHRAT!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?