Foto ilustruese

Kosovë/ Sulmohet me molotov lokali ku qëndroi ministri Sveçla

14 Korrik, 12:24| Përditesimi: 14 Korrik, 17:28

  • Share

Koktej molotovi është hedhur mbrëmë gjatë natës në pastiçerinë 'Sharr" në veri të Mitrovicës, por për fat të mirë përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Mësohet se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet, ndërsa deri tani nuk ka të arrestuar.

Ndryshe, ditë më parë në të njëjtin lokal kishte qëndruar për pak kohë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me bashkëpunëtorë, gjatë një vizite që i kishte bërë komunës së Mitrovicës Veriore. KosovaPress

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?