Sulmohet me raketa ruse rajoni Zaporizhia, 4 viktima

17 Nëntor 2022, 13:32| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 13:31

  • Share

1668688099_Ukrainesulm.PNG

Një sulm raketor rus në Vilniansk në rajonin Zaporizhia të Ukrainës vrau të paktën katër persona gjatë natës, tha në Telegram Oleksandr Starukh, kreu i administratës rajonale.

Starukh tha se tre raketa kishin goditur Vilniansk, duke shpërndarë foto të një ndërtese banimi që ishte shkatërruar. 

“Aktualisht katër viktima janë gjetur nën rrënoja. Identiteti i tyre është duke u vërtetuar”, tha ai.

Fotot e postuara nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës treguan dhjetëra shpëtimtarë që punonin në vendngjarje.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Nuk do të heqim dorë nga territoret e aneksuara në Ukrainë! Zelensky: 10 milionë ukrainas janë në errësirë


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?