Foto ilustruese

Kronikë

Sulmohet nga katër të maskuar në qendër të Laçit, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetësore

13 Nëntor 2018, 12:48| Përditesimi: 13 Nëntor 2018, 17:12

  • Share

Një person është sulmuar këtë të martë nga katër persona me maska në qytetin e Laçit. Report Tv raporton se bëhet fjalë për Arjan Shtia, 46 vjeç, banues në Laç. Shtia mësohet se është dhunuar fizikisht me armë të ftohta nga katër të maskuarit në lokalin "Diplomat", që gjendet në qendër të qytetit të Laçit.

Ka qenë vet ai e cili e ka denoncuar sulmin në Polici përmes një telefonate të kryer në orën 05:50. Sipas njoftimit policor, pasi janë kryer të gjitha veprimet hetimore, në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona si dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Sa i takon të plagosurit, ai është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?