Sulmohet me tortë piktura e Mona Lisës në Muzeun e Luvrit në Paris (VIDEO)

30 Maj 2022, 07:28| Përditesimi: 30 Maj 2022, 14:02

  • Share

Piktura e ‘Mona Lisës’ në Muzeun e Luvrit në Paris, është sulmuar nga një person, i cili hodhi krem torte mbi të, por fatmirësisht vepra e Leonardo da Vinçit, nuk u dëmtua pasi kishte një xham që e mbron.

Sipas dëshmive, autori ishte maskuar me paruke dhe ishte ulur në një karrige me rrota. Për habi ai u ngrit nga karrigia dhe papritmas iu afrua Giocondes, duke i hedhur tortë.

Përgjegjësit për sigurinë e muzeut nxituan ta nxirrnin burrin nga muzeun, ndërsa pjesa tjetër e të pranishmëve filmuan situatën.

Piktura, e cila u krijua midis viteve 1503 dhe 1519 nga Leonardo da Vinci, mbeti e paprekur, pas ishte e ekspozuar dhe e mbrojtur nga një xham sigurie, ku mbetën edhe copat e tortës.

Punonjësit e sigurisë së Luvrit nxituan për të larguar sulmuesin nga ndërtesa dhe për të pastruar xhamin.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?