Uebsajti i Radio Televizionit Shqiptar dhe llogaritë e saj në rrjetet sociale kanë rënë pre e një sulmi kibernetik, por ende nuk dihet ekzaktësisht se kush janë autorët.
Vetë Radio Televizioni Shqiptar ka pranuar në rrjetet sociale vjedhjen e përkohshme të llogarisë së saj dhe lajmëron se po punon për rikthimin e sigurisë kibernetike dhe fshirjen e postimeve me përmbajtje të papërshtatshme.
“Llogaria jonë ka qené subjekt i një sulmi kibernetik, duke shkaktuar postime të paautorizuara.
Po punojmë per te rikthyer siguriné dhe për të fshirë çdo permbajtje te papërshtatshme.
Ju keshillojmë te mos ndërveproni me postimet e dyshimta dhe té raportoni çdo aktivitet te pazakonté.
Faleminderit për mirëkuptimin”,- thuhet në lajmërimin e bërë në faqen zyrtare të Radio Televizionit Shqiptar në rrjetin social Facebook.
Mediat e Kosovës pretendojnë se uebsajti është sulmuar nga hakera serbë, të cilët pasi e kanë përvetësuar kanë filluar të postojnë lajme dhe tituj të rremë.
“Shqipëria tërheq njohjen e Kosovës”, “Kosova është Serbi”, ishin vetëm disa nga titujt që u vendosen në faqen zyrtare të RTSH-së, raporton Zeri.info.
Komente
