Sulmoi 26 vjeçarin që po vraponte në pyll, kapet ariu ‘vrasës’ në Itali

18 Prill 2023, 18:52| Përditesimi: 18 Prill 2023, 20:05

  • Share

ITALI- Një ari është kapur nga autoritetet italiane, pasi ka sulmuar dhe vrarë një 26-vjeçar që vraponte në pyll.

Sipas mediave në Itali, ariu ishte në kërkim për më vrasjen e  vrapuesit Andrea Papi, në pyjet e malit Peller mbi qytetin e Caldes.

Ai u identifikua nga analizat gjenetike të urdhëruara nga zyra e prokurorit të Trentos dhe ishte i njëjti që kishte sulmuar edhe dy alpinistë në qershor 2020 në malin Peller.

Gjykata Administrative e Trentos ka pezulluar momentalisht urdhrin për vrasjen e ariut deri më datën 20 prill. Familja e 26-vjeçarit të vrarë është kundër vrasjes së tij. Kafsha e identifikuar si Jj4, është mbyllur në qendrën e rikuperimit të faunës alpine Cateller në Trento.

Andrea Papi u sulmua nga ariu në pyllin e Trentinos ku dhe kishte shkuar për vrap. Në trup kishte shenja kthetrash dhe kafshimi, konkretisht dy plagë të thella, njëra në bark dhe tjetra në brinjë. Pas autopsisë u konfirmua se 26-vjeçari ishte sulmuar dhe vrarë nga një ariu Jj4 siç zbuluan edhe analizat e AND-së.

Foto e ariut JJ4, i kapur gjatë natës, i postuar nga presidenti i provincës së Trentos

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?