Ismet Drishti dhe djali i tij, Agim Drishti

Sulmoi 4 policë në 5 dhjetor 2021/ E kaluara e zezë e djalit të Ismet Drishtit, i dënuar për drogë dhe i shoqëruar 11 herë, goditi edhe një gazetar të njohur

21 Dhjetor 2021, 17:23| Përditesimi: 21 Dhjetor 2021, 19:34

  • Share

Dosja hetimore e siguruar nga Shqiptarja.com nxjerrë në pah dinamikën e plotë të dhunimit të 4 efektivëve të policisë “Shqiponja” nga Agim Drishti, djali i humoristit shkodran, Ismet Drishti në 5 dhjetor të këtij viti. Në dosje jepen gjithashtu të dhëna edhe për të kaluarën problematike të Agim Drishtit, i cili rezulton i dënuar më parë për drogë. Nga të dhënat e policisë rezulton se djali i humoristit dhe gazetarit është një person konfliktual, ku është shoqëruar plot 11 herë në polici nga viti 2012 e në vijim. Ndaj Drishtit janë bërë disa kallëzime penale, kryesisht për ushtrim dhune.

Rasti i fundit ku është depozituar kallëzim penal kundër Agim Drishtit mban datën 4 dhjetor 2021. Kallëzimi është bërë nga 4 punonjës të Policisë së Tiranës, të cilët shërbejnë në skuadrën “Shqiponja”. Policët Ornel Zholaj, Arjan Mara, Mihal Labi dhe Xhuljano Ibrahimaj kanë treguar se në 3 dhjetor 2021 kanë marrë shërbimin, turni i tretë nga ora 22:00 e datës 3 dhjetor 2021 deri në orën 06:00 të datës 4 dhjetor 2021.

Duke patrulluar në sektorin që kishin në mbulim, rreth orës 01:00 të mesnatës, nëpër rrugicat në zonën e "Myslym Shyrit", në errësirë, kanë konstatuar disa persona që po lëviznin në këmbë. I kanë ndaluar dhe ju kanë kërkuar të identifikohen. Të gjithë personat, përveç njërit, kanë nxjerrë dokumentet dhe janë identifikuar pa probleme sikur rezultoi dhe nga identifikimi te salla operative.

Njëri prej tyre, nuk e kishte me vete dokumentin e identifikimit. Sipas policisë, Agim Drishti ishte një gjendje të papërgjegjshme dhe ka filluar të acarohet me efektivët e policisë, fillimisht me fjalë. Kur efektivët e policisë i kanë kërkuar që ta kontrollonin për ndonjë send të paligjshëm, ky person, i identifikuar më pas si Agim Drishti, ka filluar t’i kundërshtojë me forcë efektivët duke i shtyrë.

Kur policët i kanë bërë me dije se do e shoqëronin në komisariatin më të afërt për të bërë të mundur identifikimin e tij, pasi po i kundërshtonte me forcë në kryerjen e detyrës së tyre, Agim Drishti, në atë moment është acaruar dhe ka filluar t’i godasë me grushta dhe shkelma në trup dhe me shkelma nga këmbët policët, më tepër efektivët Ibrahimaj dhe Labi.

Për shkak se policët kanë qenë të shumtë në numër, ata e kanë bllokuar dhe nuk e kanë lënë t’i dëmtonte më tepër, por i kanë vendosur prangat dhe e kanë transportuar në Komisariatin e Policisë Nr. 2. Në komisariat, për këtë person, që policët kanë menduar se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike apo alkoolike, ata kanë marrë informacion se ishte Agim Drishti.

Nga verifikimi në sistemin ADAM të informacionit policor, rezulton se nga viti 2012 e deri në ditën e sotme, Agim Drishti, është shoqëruar plot 11 herë nga policia kriminale. Madje ai është dënuar për drogë në vitin 2013 nga Gjykata e Tiranës. Pavarësisht faktit se Drishti ka precedentë të mëparshëm penalë dhe së fundi ka dhunuar dhe punonjësit e policisë “Shqiponja”, ai u la i lirë nga gjyqtari Altin Abdiu, edhe pse prokuroria kërkoi masën e “arrestit në burg”. Pritet që tashmë, prokuroria e Tiranës të apelojë vendimin, duke kërkuar masën e “arrestit në burg” në gjykatën e Apelit.

I pyetur për këtë ngjarje, Agim Drishti, në prani të avokatit, ka deklaruar se nuk i ka kundërshtuar apo goditur efektivët e policisë, por janë efektivët e policisë që e kanë goditur atë. Versioni i të dy palëve do të shqyrtohet nga gjykata, por ditët e fundit Agim Drishti ka sulmuar me grushte edhe një gazetar të njohur në Tiranë, për shkaqe krejt banale, në trafikun e rënduar të automjeteve në Tiranë.

Dosja e Agim Drishtit

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?