Sulmoi dhe i vodhi valixhen me 55 mijë euro kryebashkiakut grek, mbi 12 vite burg për shqiptarin

28 Janar 2021, 20:46| Përditesimi: 28 Janar 2021, 20:49

  • Share

Vjedhja e kryebashkiakut të Zakynthos, Nikitas Aretakis e ndodhur në 2016 duket se është mbyllur përfundimisht nga gjykata greke me dënimin me 12 vite e 6 muaj burg për një 31-vjeçar shqiptar dhe 8 vite burg për ish oficerin e policisë, i cili organizoi vjedhjen.

Gjykata e Patras shpalli fajtor edhe ish-oficerin e policisë i cili dyshohet se organizoi vjedhjen, duke bashkëpunuar me shqiptarin.

Grabitja e krybashkiakut të Zakynthos ndodhi më 19 prill 2016, i cili ishte duke ecur në rrugë gjatë kohës që u sulmua nga ai riu shqiptar.

Komento

Komente

  • Berat: 29/01/2021 08:17

    Po ky kryebashkiaku nuk denohet per ate shifer monetare qe ka me vete (A i ka te deklaruara)

    Përgjigju
  • Emigrati: 28/01/2021 23:11

    MASHKULLORI jam shum dakord me ty por edhe nje pytje tjeter qe ndoshta edhe mund te dihet nga prokuroria!!!!? Po ky kryebashkiaku me 55 mij euro te thata si leviz

    Përgjigju
  • Mashkullori: 28/01/2021 22:20

    Shume mire qe e denuan kete Shqiptarin sepse vjedhja kudo denohet... Por me vjen cudi: Ne se organizatori eshte oficeri i policise,perse masa e denimit nuk eshte ne te kundert? Organizatori eshte me pergjegjes se zbatuesi,aq me keq se ne kete rast eshte oficer policije.... Kjo me ben te dyshoj ne "drejtesine" e drejtesise greke,kur behet fjale per ceshtje te lidhura me Shqiptare....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?