Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Sulmoi fizikisht një jurist të Hipotekës së Fierit, arrestohet 57-vjeçari

20 Nëntor 2018, 11:21| Përditesimi: 20 Nëntor 2018, 11:29

  • Share

Një 57-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi ka sulmuar fizikisht një jurist të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Patundshme të këtij qyteti. Report Tv raporton se i prangosuri është Astrit Shanaj, banues në Fier.

Shanaj mësohet se fillimisht ka kërkuar shërbim për të cilin nuk kishte bërë aplikim më parë në Hipotekë, më pas është konfliktuar dhe si rrjedhojë ka goditur me grushta brenda institucionit juristin me inicialet D.H., 30 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?