Kostandin Dramolli

Kronikë

Sulmoi ‘live’ godinën e bashkisë Korçë, vihet nën hetim ish-futbollisti dhe reperi i njohur si 'Çekiçi 14'

3 Gusht, 15:44| Përditesimi: 3 Gusht, 18:42

  • Share

Një incident i pazakontë dhe i transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku 26-vjeçari Kostandin Dramolli, ish-portier i njohur i futbollit shqiptar, ka thyer xhamat e godinës së Bashkisë në shenjë proteste ndaj aksioneve të qeverisë për lirimin e hapësirave publike.

I riu u arrestua nga policia e Korçës.

Ngjarja u filmua dhe u shpërnda në kohë reale nga vetë Dramolli, i cili gjatë transmetimit dëgjohet të thotë: “Shiko si sulmohet bashkia”. Sipas tij, revolta erdhi si pasojë e prishjes së disa strukturave në lagjen nr. 14, ku ai jeton prej vitesh.

Kostandin Dramolli, i njohur me emrin artistik “Çekiçi 14” pas tërheqjes nga futbolli, është aktualisht aktiv në skenën e muzikës “rap”. Emri i tij është i lidhur ngushtë me zonën ku ka jetuar dhe me një identitet rebel, të cilin nuk ka hezituar ta shfaqë edhe publikisht.

Në karrierën e tij sportive, Dramolli ka qenë pjesë e ekipeve si Skënderbeu, ku është shpallur kampion me ekipin U-19 – Bylis, Pogradeci, Maliqi dhe Pierikos në Greqi.

Pas incidentit, në rrjetet sociale janë ndezur debatet, ndërsa burime pranë autoriteteve bëjnë me dije se i riu është person me precedentë penalë dhe më herët është dënuar me burg nga gjykata.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje tensionet sociale që shoqërojnë aksionet e lirimit të hapësirave publike, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Bashkia e Korçës në lidhje me situatën.

Njoftimi:

Specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:15, ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë Korçë./ TCh

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?