Foto ilustruese

Sulmoi menaxherin e një lokali pastaj konfliktohet dhe me policët, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Itali

16 Janar 2023, 21:19| Përditesimi: 16 Janar 2023, 21:30

  • Share

ITALI- Një 50-vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar pasi sulmoi një menaxher bari dhe ofendoi klientët brenda . Ngjarja ka ndodhur në qytetin Parma. Pasi sulmoi menaxherin e barit, ofendoi dhe klientët, në përpjekje për t'u larguar, ai rrëshqiti dhe u rrëzua në tokë duke marrë gërvishtje dhe mavijosje në fytyrën e tij.

Me mbërritjen e policëve në lokal, shqiptari i cili ishte dhe i alkoolizuar u nervozua edhe më shumë, u bë dhe më tepër agresiv duke iu kundërvënë dhe atyre. 50-vjeçari u vu në pranga, por gjatë rrugës për në komisariat ai filloi të godiste me shkelma xhamin e pasëm të mjetit.

Pa dokumenta, ai fillimisht nuk pranoi të jepte emrin e tij. Vetëm më vonë u zbulua se ai ishte me banim në Parma, por pa banesë fikse, i parregullt në zonë dhe me precedentë penalë për rezistencë, kërcënime ndaj një zyrtari publik. Gjatë marrjes në pyetje ai tentoi të hidhej pas murit dhe ta godiste me kokë, por u neutralizua.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?