Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Sulmuan Policinë, 6 të arrestuar në veri të Mitrovicës

25 Shkurt, 12:25| Përditesimi: 25 Shkurt, 12:40

  • Share

Policia e Kosovës ka arrestuar sot gjashtë persona në veri të Mitrovicës për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Sipas njoftimit  për mediat thuhet se arrestimi i tyre është bërë pas dyshimeve se janë përfshirë në një rast përleshje që ka ndodhur në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicë të Veriut, përkatësisht para kafenesë “Tre sheshira”.

Pas ndërhyrjes se njësisë patrulluese për ta ndaluar sherrin të dyshuarit fillimisht i kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtaret policor, ku tre prej këtyre të fundit kanë pësuar lëndime trupore.

Të tre oficerët kanë marrë ndihmë mjekësore.

"Duke u treguar profesionale në kryerjen e detyrave, policia ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit si më lartë, gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

Të dyshuarit Alkool test: N.N. - 24 vjeçar 1.59 ‰; N.N. - 26 vjeçar 1.62‰ ; A.B. - 28 vjeçar 1.50 ‰; A.B. - 30 vjeçar  1.57 ‰;  I.R. - 24 vjeçar 1.21 ‰; B.D. - 19 vjeçar 1.84 ‰", informoi sot policia e Kosovës.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku gashtë (6) personat e dyshuar me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?