Sulmuesi i Kombëtares U-21, Cristian Shpendi ka shënuar golin e 19-të këtë sezon me Cesenan në Itali. Për javën e 30-të të Serie C, shqiptari ka gjetur rrjetën dhe i ka dhënë epërsinë të tijve në ndeshjen kundër Carrarese.
Pas vetëm 18 minutave lojë, Shpendi ia doli të tundë rrjetën dhe të tregojë se ky është sezoni i tij. Vlera e Shpendit në treg është 2 milionë euro dhe pritet që Cesena verën që vjen të "mbushë arkat" e klubit nga një shitje e mundshme.
20-vjeçari ka kontratë deri verën e 2026 me Cesenan dhe ka luajtur shtatë ndeshje me U-21 e Alban Bushit. Cristiani është vëllai binjak i Stivenit, sulmuesit që luan me Empolin në Serie A.