Politikë

Sulo në Report Tv: Primaret e PD janë të vonuara! Dudushi: Si Rama edhe Berisha, kandidatët për deputetë i caktojnë vetë

21 Shkurt, 20:15| Përditesimi: 21 Shkurt, 20:26

  • Share

Analisti Arion Sulo i ftuar në Report Tv thotë se procesi i Primareve në Partinë Demokratike është i vonuar. Sipas tij, procesi duhej të ishte bërë të paktën 6 muaj para zgjedhjeve. Një koment e ka edhe për listat e Ramës, për të cilin thotë se në listën e mbyllur do të fusë anonimë.

“Janë të vonuara. Jemi shumë afër zgjedhjeve dhe kam frikë se krijon një ndarje shumë afër zgjedhjeve. Nëse do ishin 6-7 muaj më parë mund të amortizohej. Tani afër zgjedhjeve mund të krijohen probleme. Nëse primaret do mbylleshin aty, do kishte përfaqësim demokratik, në momentin që futen koeficiente të tjerë e humbet gara vërtetësinë. Nga krahu tjetër, PS, Rama e ka thënë hapur që te lista  e mbyllur, ka për të futur batërdi anonimish, ca kukulla që do ngrenë vetëm duart”, tha Sulo në Report Tv.

Nga ana tjetër, Alban Dudushi thotë se nuk ka rëndësi procesi, në fund si Rama edhe Berisha emrat e kandidatëve do i vendosin vetë.

“Mua s’do më shqetësonte fare dhe nuk hy fare në këtë diskutim, që edhe kësaj here, me këtë ligj që kanë bërë ata të dy bashkë për zgjedhjet dhe listat, vetë do i vënë në fund të fundit. Edhe Rama do i vendosë vetë, me një ndryshim që thotë tek lista e mbyllur do vendos të rinj, këtu ka risi, dhe peshat do ti hedhë për të mbledhur votat.

Edhe ky këtej vetë do i veri, thanë po bëhen primaret, por renditjen tha do e bëjmë ne vetë këtu. Ku jemi, prapë aty ku ishim? Se bëhet për të shpëtuar fytyrën, apo për të respektuar një nen që kur i duhej atëherë për të treguar s epo hapte partinë nga Basha. Në këtë vend kryetari i partisë është ai që vendos për përfaqësimin në kuvend, politikat që ka partia, pra është njëshi absolut, ç’rëndësi ka se si do zgjidhen deputetët”, tha Dudushi.


Lajmi kryesor:

Dudushi në Report Tv: Veliaj menaxher i shkëlqyer i Tiranës, SPAK la qytetin pa kryetar! PS merr fitoren më 11 maj! Sulo: SHBA u tërhoq nga Prokuroria e Posaçme


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?