Bota

Sulmi me bombë në Lyon, arrestohen burrë e grua dhe dy të tjerë

27 Maj 2019, 16:17| Përditesimi: 27 Maj 2019, 16:22

  • Share

FRANCË- Tre ditë pas shpërthimit në Lyon, ku mbetën të plagosur 13 persona, policia ka vënë në pranga 4 persona.

Siç shkruan BBC, në pranga ka rënë një 24-vjeçar, si i dyshuari kryesor gjithashtu dhe një burrë së bashku me një grua tjetër dhe një të mitur, që supozohet se janë bashkëpunëtorë. Policia njofton se 24-vjeçari, është parë shumë pranë vendit të shpërthimit me biçikletë me maskë të kokë dhe me një çantë shpine. Në media ka nisur të qarkullojë dhe fotoja e tij. I dyshuari kryesor është student i IT me origjinë algjeriane. Ndërkohë i mituri ndjek studimet në një shkollë në Lyon. Sa i përket çiftit të arrestuar, paraprakisht mendohen se janë prindërit e njërit pre bashkëpunëtorëve.

Shpërthimi erdhi nga një pako bombë e vendosur pranë disa lokaleve më 24 maj.


Autori i dyshuar 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?