Suella Braverman

Sunak e shkarkoi/ Braverman i “shpall luftë” kryeministrit britanik

14 Nëntor 2023, 20:04| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 20:12

  • Share

Ish ministrja e Brendshme britanike Suella Braverman duket se nuk e ka kaluar aq qetë shkarkimin nga detyra, për shkak të retorikës së saj raciste duke degraduar në gjuhë urrejtje ndaj emigrantëve.

Si një revoltë ndaj vendimit të kryeministrit britanik Rishi Sunak, për shkarkimin e saj, Braverman i ka drejtuar këtij të fundit një letër të hapur ku kritikat janë të ashpra.

Ndër të tjera, ajo shkruan se Sunak ka thyer një sërë premtimesh për migrimin, marrëveshjen e azilit në Ruandë, Brexit-in dhe barazinë gjinore.

Në letrën 3 faqe të gjatë, ajo thekson se  “dikush duhet të jetë i sinqertë.”

“Plani juaj nuk po funksionon, ne kemi pësuar humbje rekord zgjedhore, rivendosjet tuaja kanë dështuar dhe koha po na mbaron. Ju duhet të ndryshoni kursin urgjentisht”,- shkruan Braverman.

Po ashtu, Braverman, shprehet se Sunak wshtw "refuzuar" nga anëtarët e konservatorëve në verën e vitit 2022 dhe nuk kishte "asnjë aprovim" për të qenë kryeministër.

Braverman thekson se Sunak i shmangej zgjedhjeve të vështira për çështje të tilla si kriza e emigrantëve në Channel, pretendon Braverman, ndërsa vendos në dyshim vullnetin tij për të ndaluar varkat e emigrantëve.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?