Rachel Maclean
Një furtunë dorëheqjesh, shkarkimesh dhe zëvendësimesh kanë ndodhur dhe pritet të ndodhin ditën e sotme në qeverinë britanike. Deri më tani tre ministra i kanë dorëzuar kryeministrit Rishi Sunak dorëheqjen.
Por ministrja e Strehimit, Rachel Maclean ndryshe nga kolegët e saj, është detyruar të largohet pasi shkarkimin e saj e vendosi kreu i kabinetit qeveritar. Ajo është shprehur e zhgënjyer nga vendimi i Sunak, raporton The Guardian.
"Më është kërkuar të largohem nga detyra ime si Ministër i Strehimit. I zhgënjyer dhe mezi prisja të prezantonte në Komision Projektligjin e Reformës së Qiramarrësve nesër dhe më vonë Projektligjin e Qiramarrjes dhe të Pronave të Lira. Ka qenë privilegj të mbaj këtë post dhe i uroj suksese pasuesit tim", shkroi ajo.
I’ve been asked to step down from my role as Housing Minister. Disappointed and was looking forward to introducing the Renters Reform Bill to Committee tomorrow and later the Leasehold and Freehold Bill. It has been a privilege to hold the position and I wish my successor well.
— Rachel Maclean MP (@redditchrachel) November 13, 2023
Lajmi kryesor:
Kritikoi protestat pro-Palestinës dhe përdori gjuhë raciste, shkarkohet Sekretarja e Brendshme e Britanisë Braverman! Etiketoi shqiptarët si 'pushtues'
S.S/ReportTv.al