Rishi Sunak
Pas vendimit të gykatës së lartë që rrëzoi planin për dërgimin e emigrantëve në Ruandë, kryeministri britanik Rishi Sunak thotë se po punohet për një marrëveshje të re me Ruandën
Kreministri britanik, Rishi Sunak, tha se do të "përfundojë" një traktat të ri me Ruandën në dritën e vendimit të Gjykatës së Lartë.
Ai tha se është "i përgatitur të rishikojë kuadrin ligjor vendas" nëse është e nevojshme, raporton BBC.
"Qeveria ka punuar tashmë për një traktat të ri me Ruandën dhe ne do ta finalizojmë atë në dritën e gjykimit të sotëm. Për më tepër, nëse është e nevojshme, unë jam i përgatitur të rishikoj kuadrin tonë ligjor vendas", tha Sunak.
Lajmi kryesor:
Britani/ Gjykata e Lartë rrëzon planin për emigrantët: Dërgimi në Ruandë, i paligjshëm
S.S/ReportTv.al