Receta

Supë me oriz dhe domate nga zonja Albana

2 Korrik, 11:22| Përditesimi: 2 Korrik, 11:24

  • Share

Supë me oriz dhe domate

Përbërësit:

  • 150 gr oriz
  • 1 qepë
  • 1 domate
  • 1 lugë gjelle salcë domate
  • 300 ml lëng mishi (pulë ose viçi)
  • 10 gr niseshte
  • 20 gr gjalpë
  • 2 lgj vaj luledielli
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere hedhim pak vaj luledielli dhe gjalpin. Shtojmë qepën dhe e kaurdisim derisa të zbutet dhe të marrë një ngjyrë të artë. Shtojmë domaten e grirë dhe salcën e domates. E kaurdisim për disa minuta derisa të avullojë pak lëngu i domates. Më.pas shtojmë orizin e larë dhe e përziejmë për 2-3 minuta që të marrë shije nga salca dhe qepa. Shtojmë lëngun e mishit dhe e lëmë supën të ziejë në temperaturë mesatare për 10-15 minuta. Në fund përziejmë niseshtenë me pak ujë të ftohtë dhe e shtojmë në supë. E përziejmë mirë që të mos krijohen kokrriza. E lëmë dhe 5 minuta të tjera të vlojë dhe më pas rregullojmë shijen me kripë, piper e erëza sipas dëshirës.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?