Supa e parë pas këmbanave për një Pashkë të bekuar nga zonja Albana

14 Prill 2023, 11:42| Përditesimi: 14 Prill 2023, 11:44

  • Share

Supë me oriz, jeshillëqe dhe të brendshme qingji

Përbërësit:

  • Mëlçitë e qingjit të njomë
  • Zorrët e qingjit të njomë
  • 1 fk vaj ulliri
  • 2 qepë të njoma
  • 2 qepë të thata
  • 2 gjethe sallate ose jeshillëk tjetër
  • 1 tufë koper
  • 1 fk oriz

Për të prerë supën:

  • 2 vezë
  • 2 limona
  • Kripë, piper
  • Koper e grirë

Përgatitja:

Zorrët i vendosim në ujë të vluar që të ziejnë pak bashkë me të brendshmet e tjera. I lemë të ftohen dhe i presim me thikë imët.

Në një tenxhere me yndyrë kaurdisim qepët e njoma të prera hollë (një pjesë bishtash i lemë mënjëanë) dhe qepët e thata të grira imët. Më pas shtojmë mëlçitë dhe zorrët në tenxhere dhe vazhdojmë kaurdisjen. Këtë masë e ndihmojmë me ujë që të ziejnë. Presim mesatarisht jeshillëqet dhe bashkë me orizin i shtojmë në tenxhere.

Të bardhat e vezëve i rrahim si marengë duke i bashkuar me të verdhat e vezëve. E hedhim këtë masë tek supa, shtojmë koper dhe limon duke i përzierë me ngadalë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?