Supë e ftohtë me domate
Përbërësit:
- 4 domate të pjekura
- 1 spec të kuq
- 2-3 qepë të thata
- 2 thelpinj hudhër
- 4 lgj vaj ulliri
- 2 lgj uthull balsamike
- Lëng limoni
- Domate qershi
- Borzilok i freskët
- Kripë, piper, erëza
Përgatitja:
Presim domatet, specat dhe qepët në feta ose në kubikë të mëdhenj. I marinojmë perimet me kripë dhe erëza dhe i vendosim në një tavë ku shtojmë dhe thelpinjtë e hudhrës. Tavën me perime e vendosim në furrë në 200 gradë për 15 minuta. Më pas perimet i frulatojmë duke shtuar lëngun e limonit dhe uthullën balsamike. Rregullojmë shijen me vaj ulliri dhe erëza sipas dëshirës. E lëmë supën të ftohet dhe e servirim me pak domate qershi të kaurdisura me pak kripë.