Receta

Supa peshku nga zonja Albana

11 Shkurt, 11:48| Përditesimi: 11 Shkurt, 11:49

  • Share

Supë peshku

Përbërësit:

  • 1 fileto peshku ose kokë peshku
  • 2 patate
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 degë selino
  • 1 filxhan kafeje bizele
  • 100 ml qumësht
  • 1 lgj miell
  • 1 litër lëng perimesh ose ujë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tenxhere kaurdisim qepën e grirë imët me pak vaj ulliri. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë karrotat e prera në disqe dhe një lugë miell. E shuajmë me buljon perimesh dhe pak qumësht. Pas 5 minutave shtojmë patatet e prera në kubikë, një dorë bizele dhe peshkun në copëza. Në fund rregullojmë shijen dhe e servirim me selino.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?