Supë e ftohtë me shalqi
Përbërësit:
- 6 fç shalqi në kubikë
- 1 kastravec
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- Vaj ulliri
- Aceto balsamike
Përgatitja:
Shalqirin e prerë në kubikë e vendosim në blender, po ashtu kastravecin, specin e kuq, jeshil dhe specin djegës. I kalojmë në blender duke i shtuar edhe vaj ulliri. Këtë masë e vendosim në frigorifer duke e spërkatur dhe me gjethe mente. Pasi e lëmë të ftohet, është gati për servirje.
Komento