Supë krem bizele me koper dhe djathë nga zonja Vjollca

29 Prill 2020, 10:08| Përditesimi: 29 Prill 2020, 11:23

  • Share

Supë krem bizele me koper dhe djathë

Përbërësit:

1 qepë e vogël

1 thelpi hudhër

Vaj ulliri

400 gr bizele

300 ml lëng perimesh

1 tufë koper

100 gr djathë i bardhë

100 ml krem pana

Pak piper pikant, kripë

1 lugë gjelle susam

Përgatitja:

Presim qepën dhe hudhrat shumë hollë. Vendosim në tenxhere dy lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën, hudhrat për 3 minuta. Shtojmë bizelet dhe pasi I trazojmë  me qepën dhe hudhrat, I lëmë të ziejnë dhe për 3 minuta të tjera.

Shtojmë lëngun e perimeve dhe e lëmë të ziejë përsëri bizelet për 5 minuta të tjera, shpëlajmë koprën, e grijmë dhe e lëmë mënjëanë. Largojmë supën nga zjarri.

Më pas shtojmë kremin e panës, ½ e koprës dhe e kalojmë në një blender dore supën duke e kthyer atë në krem. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper djegës. Mbushim 2 tasa me supë, e spërkasim supën  me koper, djathë të thërrmuar, 1 lugë caji vaj ulliri,. Kalojmë susamin në një tigan pa yndyrë sa të zverdhen pak dhe më ps e pudrosim supën me susam.

 

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?