Supë krem bizele me mortadela dhe uthull balsamike nga zonja Albana

24 Shkurt 2023, 11:18| Përditesimi: 24 Shkurt 2023, 11:25

  • Share

Supë krem bizele me mortadela dhe uthull balsamike

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 400 gr bizele
  • 12 feta sallam mortadela
  • Buljon perimesh
  • Uthull balsamike
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Kripë

Përgatitja:

Pasi e kemi grirë imët qepën e kaurdisim në tigan me vaj ulliri. Ndihmojmë zbutjen e qepës me pak kripë dhe pasi qepa të ketë marrë ngjyrë të artë shtojmë bizelet. I trazojmë me lugë druri, shtojmë buljon perimesh dhe i lemë bizelet të ziejnë.

Më pas e kalojmë supën në blender duke e kthyer në krem. Shtojmë dhe pak vaj ulliri ekstra të virgjër. Fetat e sallamit mortadela të prera hollë i presim në rripa dhe i kaurdisim për 2 minuta në tigan të nxehtë. Servirim supën krem të bizeleve duke shtuar mortadelën krokante. Në fund shtojmë uthullën balsamike dhe pak vaj ulliri ekstra të virgjër.  

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?