Supë krem karrotë me patate dhe pulë
Përbërësit:
400 gr krahë pule
1 lugë gjelle gjalp ose 1 lugë gjelle vaj
1 qepë
2 lugë gjelle miell misri
3 karrota mesatare
3 patate mesatare
kripë dhe piper të zi
2 thelpi hudhër
lëng pule
2 lugë gjelle për shije më të mirë
1 lugë kafe piper të kuq
Përgatitja:
Në një tenxhere shkrijmë gjalp, vaj dhe kaurdisim qepën të prerë në fije deri sa qepa të zbutet. Shtojmë miellin e misrit e përziejmë sëbashku për 2-3 minuta në temperaturë mesatare.
Shtojmë karrotat dhe patatet në copa të vogla I përziejmë sëbashku, kripë, piper të zi, 1 lugë kafe pluhur hudhre ose hudhër të prerë imët. Vazhdojmëpërzierjen, shtojmë 1 litër lëng pule, 2 gota ujë dhe I lëmë perimet të ziejnë deri sa përimet të ziejnë mirë. Kalojmë supën në blender dhe e kthejmë atë në krem të lëmuar. Nëse konsistenca e supës është e trashë e rregullojmë sipas preferencës duke shtuar pak lëng pule ose ujë të nxehtë.