Receta

Supë krem me mish pule dhe limontoz nga zonja Albana

14 Shkurt, 13:01| Përditesimi: 14 Shkurt, 13:02

  • Share

Supë krem me mish pule dhe limontoz

Përbërësit:

  • 300 gr mish pule
  • 1 litër lëng pule
  • 1 qepë e vogël
  • 1 lgj gjalpë / vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle miell
  • 100 ml qumësht ose pana gatimi
  • 1 e verdhë veze
  • 1 lugë çaji limontoz
  • Kripë dhe piper sipas shijes
  • Majdanoz i grirë për zbukurim

Përgatitja:

Vendosim mishin e pulës në një tenxhere me ujë ose lëng pule dhe e ziejmë për rreth 20-30 minuta derisa të zbutet. Heqim mishin, e presim në copa të vogla dhe kullojmë lëngun. Në të njëjtën tenxhere shtojmë qepën e grirë dhe e lëmë për 10-15 minuta derisa të zbutet. Në një tigan shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin dhe e përziejmë mirë derisa të marrë një ngjyrë të artë. Më pas shtojmë pak nga lëngu i pulës duke e përzier vazhdimisht që të mos krijohen kokrriza. Hedhim përzierjen me miell në tenxhere, shtojmë mishin e pulës dhe e lëmë të ziejë edhe për 5 minuta. Heqim supën nga zjarri dhe e miksojmë me blender dore derisa të bëhet një masë kremoze. Përziejmë në një tas të veçantë të verdhën e vezës me qumështin dhe limontozin dhe e hedhim dalëngadalë në supë duke e përzier mirë. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe e lëmë edhe 2 minuta në zjarr të ulët.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?