Receta

Supë kremoze me karrota dhe xhinxher nga zonja Albana

22 Maj, 12:05| Përditesimi: 22 Maj, 12:06

  • Share

Supë kremoze me karrota dhe xhinxher

Përbërësit:

  • 700 gr karrota
  • 1 patate e ëmbël / 1 patate e madhe e zakonshme
  • 1 qepë e vogël
  • 1 presh i njomë
  • 1 degë selino
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 litër lëng perimesh ose mishi
  • 1 lugë gjelle xhinxhër e freskët
  • 1 majë luge kumin
  • 1 majë luge arrëmoskat
  • 1 copëz lëkurë portokalli
  • Kripë dhe piper sipas shijes

Përgatitja:

Pastrojmë dhe presim hollë të gjitha perimet. Në një tenxhere të mesme, ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim preshin, qepën dhe selinon për 3 minuta. Shtojmë karrotat dhe pataten e ëmbël të prera në kubikë. I kaurdisim për 3 minuta të tjera derisa të shkëlqejnë pak. Shtojmë lëngun e perimeve dhe e lëmë të ziejë për rreth 25 minuta. Kur të jenë zbutur të gjitha perimet, heqim tenxheren nga zjarri dhe i bluajmë me blender dore derisa të bëhet një masë kremoze e lëmuar. Kthejmë tenxheren në zjarr të moderuar, shtojmë erëzat dhe e lëmë supën edhe 5 minuta duke rregulluar shijen me kripë, piper dhe pak lëng portokalli nëse dëshirojmë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?