Supë kremoze me karrota dhe xhinxher
Përbërësit:
- 700 gr karrota
- 1 patate e ëmbël / 1 patate e madhe e zakonshme
- 1 qepë e vogël
- 1 presh i njomë
- 1 degë selino
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 litër lëng perimesh ose mishi
- 1 lugë gjelle xhinxhër e freskët
- 1 majë luge kumin
- 1 majë luge arrëmoskat
- 1 copëz lëkurë portokalli
- Kripë dhe piper sipas shijes
Përgatitja:
Pastrojmë dhe presim hollë të gjitha perimet. Në një tenxhere të mesme, ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim preshin, qepën dhe selinon për 3 minuta. Shtojmë karrotat dhe pataten e ëmbël të prera në kubikë. I kaurdisim për 3 minuta të tjera derisa të shkëlqejnë pak. Shtojmë lëngun e perimeve dhe e lëmë të ziejë për rreth 25 minuta. Kur të jenë zbutur të gjitha perimet, heqim tenxheren nga zjarri dhe i bluajmë me blender dore derisa të bëhet një masë kremoze e lëmuar. Kthejmë tenxheren në zjarr të moderuar, shtojmë erëzat dhe e lëmë supën edhe 5 minuta duke rregulluar shijen me kripë, piper dhe pak lëng portokalli nëse dëshirojmë.
Komente
