Receta

Supë Magjerica nga zonja Albana

15 Prill, 11:50| Përditesimi: 15 Prill, 11:52

  • Share

Supë Magjerica

Përbërësit:

  • 300 gr të brendshme
  • 3 lgj oriz
  • 2-3 qepë të njoma
  • 50 gr gjalpë
  • 1 vezë
  • 1/2 lëng limoni
  • 1 tufë kopër
  • Kripë, piper i zi

 Përgatitja:

Të brendshmet e mishit pasi i kemi pastruar mirë i përvëlojmë në ujë të vluar, më pas i kullojmë dhe i presim në kubikë të vegjël. Në një tenxhere me gjalpë kaurdisim qepët e njoma derisa të ulin vëllimin, shtojmë të brendshmet dhe vijojmë me kaurdisjen për pak minuta. Më pas shtojmë pak nga lëngu i zierjes së të brendshmeve dhe orizin. E lemë supën të ziejë për rreth 15 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas e presim me vezë dhe limon. Në fund shtojmë kopër të grirë imët dhe piper të zi të freskët.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?