Supë magjerica nga zonja Albana / Një supë plot shije për tryezën tuaj të Pashkëve

2 Maj, 11:38| Përditesimi: 2 Maj, 11:39

  • Share

Supë magjerica

Përbërësit:

  • 250-300 gr të brendshme
  • 50 gr gjalpë
  • 3 lgj oriz
  • 2-3 qepë të njoma
  • 1 kokërr vezë
  • 1/2 limon
  • 1 tufë koper
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Të brendshmet e mishit pasi i kemi shpëlarë mirë i përvëlojmë në ujë të vluar i kullojmë dhe i presim në kubikë të vegjël. Në një tenxhere me gjalpë kaurdisim qepët e njoma (kryesisht pjesën e bardhë) derisa të ulin vëllimin, shtojmë më pas të brendshmet dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta. Më pas shtojmë pak nga lëngu i zierjes së të brendshmeve dhe orizin. E lemë supën të ziejë për rreth 15 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas e presim me vezë dhe limon. Në fund shtojmë kopër të grirë imët dhe piper të zi kokërr të bluar.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?