Supë me bizele
Përbërësit:
- 1 qepë mesatare
- 1 karotë
- 2 patate mesatare
- 300 gr bizele
- 2 lugë gjelle vaj ulliri ose gjalpë
- 1 thelpi hudhër (opsionale)
- 1.2 litra ujë ose lëng perimesh
- Kripë, piper i zi
- Pak majdanoz ose kopër
- Pak kos ose pana për servirje
Përgatitja:
Qërojmë dhe grijmë imët qepën dhe karotën, ndërsa patatet i presim në kubikë të vegjël. Në një tenxhere, ngrohim vajin ose gjalpin dhe kaurdisim qepën me karotën derisa të zbuten. Shtojmë hudhrën dhe e përziejmë për disa sekonda. Shtojmë patatet dhe bizelet, i trazojmë për 2-3 minuta duke shtuar më pas ujin ose lëngun e perimeve. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e lëmë supën të ziejë për rreth 20-25 minuta në zjarr mesatar, derisa perimet të zbuten plotësisht. Mund ta kalojmë supën në blender për një teksturë më kremoze, ose ta lemë me copëza. Shtojmë pak pana ose kos në fund për shije më të butë dhe e shërbejmë të ngrohtë me majdanoz të freskët dhe pak bukë të thekur.
Këshilla nga Albana: Për shije më të thellë, kaurdisim perimet me pak spec të kuq të ëmbël. Mund t’i shtosh edhe pak oriz ose thërrime makaronash në fund për ta bërë më të plotë.
Komente
