Supë me brokoli
Përbërësit:
- 2 boçe brokoli
- 1 kokërr qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 patate mesatare
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
- Lëng limoni
- Rozmarinë
- Gjethe mente
Përgatitja:
Kaurdisim qepën dhe hudhrën me erëzat në vaj ulliri, shtojmë pataten dhe kërcellin e brokolit të prerë në copa. Pasi të zbuten pak shtojmë ujë edhe kripë, e lëmë të ziejë për 10 minuta ku në 2 minutat e fundit shtojmë lulet e brokolit. E kalojmë supën në blender dhe e shërbejmë me limon, gjethe mente, piper rozë edhe vaj ulliri.
Komento
Komente
