Supë me brokoli, patate dhe lulelakër
Përbërësit:
- 1 kokë brokoli
- 1 kokë lulelakër
- 1-2 patate mesatare
- 1-2 karrota
- 1 qepë të vogël
- 1 litër ujë
- 1 tufë kopër
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht vendosim patatet të ziejnë në ujë me kripë për rreth 15 minuta. Ndërkohë kaurdisim një qepë të grirë imët së bashku me karrotat. E shtojmë qepën dhe karrotën në tenxheren e supës ku kemi zjerë pataten. Shtojmë brokolin dhe lulelakrën të ndarë në lule. Rregullojmë shijen e supës me kripë, piper, kopër dhe e lemë të ziejë për rreth 10 minuta. Supën mund t’a servirim siç është ose mund t’a kthejmë në pure.
Komento